Nëpër samite, liderët e BE i qëllojnë me vezë

0

Sali Berisha ka folur për protestën e 6 dhjetorit, dita kur në kryeqytetin shqiptar mblidhen liderët më të mëdhenj të Bashkimit Europian.

Berisha tha se protestat në samite apo takime ndërkombëtare, janë gjërat më normale në vendet e lira, madje ai shkon deri aty sa shprehet se në protestë liderët e BE zakonisht qëllohen me vezë dhe bojë.

Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale, janë gjëja më normale, janë pothuajse ligj. Kudo ku ka takime liderësh, ka protesta për kauzat. Qytetarët jo rrallë kanë kaluar në këto protesta edhe në mosbindje të thellë civile. Kjo ka ndodhur në Athinë, Xhenoa, Paris, Dublina, Uashington etj. Amerikanët protestojnë kur ka samite, francezët protestojnë kur ka samite, evropiano-perëndimorët i qëllojnë me vezë dhe bojë kur ka samite. Por kjo nuk ndodh kurrë në Korenë e Veriut, në Kubë, Egjipt, Arabi Saudite apo gjetkë”, tha Berisha…!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu