Demir zhduket dhe Ojkyn vendosin ta çojnë në jetimore. Xhandan mendon të birësojë Ojkyn. Demir rikthehet dhe e merr Ojkyn para se atë ta çojnë në jetimore. Ojky fillon sërish të ketë probleme me shëndetin por i mban fshehur.
Demir fut në kurth Xhiletin. Xhilet përfundon në burg. Një personazh i ri vjen në serial. Ajo është nëna e Ojkyt. Ajo dikur ka qenë e dashura e Xhemalit dhe e ka tradhëtuar atë me Demirin. Xhemal dyshon se Ojky është vajza e tij.
Demir gënjen Xhandanin duke i thënë se ka gjetur shtëpi. Ai dhe Ojky shkojnë të jetojnë në qendër sociale për të pastrehët. Demir vendos të gjejë kush është nëna e Ojkyt dhe del në takim me ish-të dashurat. Xhemal bëhet me makinë e shtëpi të re. Xhandan blen klinikë afër shtëpisë së tij. Xhemal e shfrytëzon këtë mundësi për tu afruar me Xhandanin. Demir kërkon të dijë çfarë fsheh Ojky. A t’i tregojë ajo për sëmundjen? Na mbetet ta mësojmë këtë javë./revistawho.com