Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në një familje në Paskuqan.
Sipas policisë rreth orës 20:50, një shtetase me iniciale R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.
Sipas të njëjtave burime, për pasojë 25-vjeçari është lënduar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Një grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.
Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.