Në këmbim të Çmimit Nobël, Akademia e Shkencave Shqipëri të jep çmim në Gines për persekucion.

0

Shkruan Stef Staku

Ja dhe Çmimet Nobël po shpërndahen për vitin 2021.

Në vend që me ju gëzu dhënjes së Çmimeve Nobël si gjithë bota kur e meritojmë ne i gëzohemi çmimeve Gines për persekucione … Shikoni se çfarë eksperiencash  të hidhura kam kalu thjesht se zgjodha rrugën e punës së një kërkuesi shkencor. Duhej të merrja Çmimin Nobël për të cilin kam punu një jetë të tërë por në fakt kam seleksionu disa çmime në Gines për persekucion.

Ginesi i parë ” i mohuari ” : Me studimin shkencor ” Teoria kuantike ( korpuskulare ) e impulsit nervor ” në moshën 22 vjeçare kur isha akoma një student i thjeshtë unë merrja 2 Çmime Nobël, njeri në biofizikë dhe tjetri në fizikë. Ky do ishte një rast unik dhe një rekord shumë i vështirë për tu thyer.Në vjeshtën e largët të vitin 1981 unë dorzoj pranë katedrave biologji dhe fiziologji në Fakultetin e Veterinarisë në ILB, Kamëz studimin e sipër shënuar. Në se shteti i asaj kohe do bënte proçedurat përkatëse unë një vit më vonë do merrja 2 Çmime Nobël. Por … unë vija nga një familie katolike shkodrane dhe babai kishte ba 2 herë burg politik, kështuqë strukturat e shtetit përfshi këtu dhe Akademinë e Shkencave të diktaturës banë të kundërtën.

Ginesi i dytë ” i fituari ” : 15 kallzime penale në gjykata të ndryshme kam bërë unë për të detyar administratat e ndryshme shkencore për të ba proçedurat minimale, për të ba punën e tyre : vlersimin të studimeve. Tashmë studimit në biofizikë i ishte shtu dhe studimi në fizikën teorike ” Realiteti i relativitetit dhe bashkëveprimi i pafund “.

2 herë, një në Gjykatën e Shkallës së Pare dhe një të Apelit Tiranë, Ministrinë a Arsimit dhe Shkencës MASH të drejtuar nga z. Genc Pollo.

2 herë në Gjykatën e Shkallës së parë, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, drejtuar nga Myzafer Korkurti.

5 herë në Tribunale di Genova Universitetin e Genovas, Fakulteti Fizikë. Përfshi dhe akuzën për racizëm.

6 herë në Tribunale di Genova Institutin e Kibernetikës Genova të drejtuar nga z. Franco Gambale, CNR Consiglio Nazionale per la Ricerca.

Të gjitha dënoncimet i humba sepse … vija nga një familie katolike e persekutuar.

Ginesi i tretë ” i fituar ” : Edhe pasi kanë kalu 40 vite me dënoncime në gjykata dhe me dhjetra denoncime në median e shkruar dhe vizive akoma sot Shteti Shqiptarë dhe Akademia e Shkencave e drejtuar nga z. Skender Gjinushi refuzon për të ba proçedurat minimale për njohjen e vlersimin e studimeve.

Ndërsa Ginesin e parë e kemi humbur këto 2 të tjerët i kemi fituar, pasi kjo histori nuk mund të zhbahet ma, denoncimet dhe vitet e kaluara aty do mbesin, në histori, sëbashku me faqen e zezë të qeverive shqiptare.

Si historia e Nanë Terezes. Sikur Shteti Shqiptarë ta kishte për herë të parë këtë sjellje ky shkrim i imi do ngjasonte me një tregim fantastiko – shkencor. Por historia me Nanë Terezen tregon se kjo praktikë e Shtetit Shqiptarë është e njohur dhe tashmë e pranuar nga të gjithë. Nanë Tereza jo vetëm që e mori Çmimin Nobël pa mbështetjen e Shtetit Shqiptarë por ishte Shteti Shqiptarë ai që i përsekutoi deri në vdekje familiarët e Nanë Terezës, nanën dhe motrën biologjikë të cilët jetonin në Tiranë.

Kështu ka ndodhur dhe me mua. Kjo asht krejt normale pasi janë të njëjtit njerëz të shtetit të diktaturës dhe të shtetit të sotëm. Ministri i Arsimit dhe Shkencës në qeverinë e diktaturës z. Skender Gjinushi sot asht kryetar i Akademisë së Shkencave.                          Mund të shkruajmë pafundësisht, pasi ka dhe plot Gines të tjera … por po e mbyllim me urimin që Gjinushët e bashkëpuntorët e Armës së Sigurimit të Shtetit të largohen sa ma parë nga Akademija. Atëherë unë sëbashku me popullin Shqiptarë munf ta gëzojmë vitin që vjen s’paku njërin nga Çmimet Nobël.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu