Në gjenez

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Në gjenez

Atje ndër narrativa tretur,
Fluturon mbi harbimin e dallgëve,
Ato thumbojnë njëra tjetrën,
Qe t’i plasin bregut oshtimën.

Dhe ndjekin ritin e kthimit mbrapsht,
E rrokin njëra tjetrën deri në kataklizëm,
Edhe se përplasen, zëri din të hesht,
Vazhdojnë e i treten thellësirës.

Shkojnë në gjenezë e gjejnë çlodhje,
Ku u lindën dhe u maturuan,
Ky lloj i transformimit mondan,
Ku jetëson kundërshtia me të pakundërshtueshmën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu