Në fshehtësi të plotë, fejohen dy aktorët e njohur turq

0

Dy aktorët e njohur turq, Taner Ölmez dhe Ece Çeşmioğlu i kanë dhënë fund beqarisë. Mediat turke bëjnë të ditur se ata janë fejuar në fshehtësi.

Në fejesë ishin të ftuar vetëm familjarët e çiftit dhe miqtë e ngushtë, për shkak të pandemisë së Covid-19. Taner Olmez është shumë i njohur nga roli i tij në serialin “Doktori i mrekullive” i cili do të nisë transmetimin së shpejti në TV Klan. Ndërsa Ece Çeşmioğlu ka luajtur rolin e “Sulltaneshës Atike” në serialin “Sulltanesha Kosem”.

Dy aktorët janë prej vitesh së bashku ndërsa në janar Taner i propozoi për martesë partneres gjatë pushimeve të tyre në Belgjikë. “Bërtita Po. Belgjika është një qytet për të cilin isha kurioz, shkova për herë të parë”-tregoi aktorja./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu