Në Bruksel, s’ka “tym të bardhë” i dështuar takimi mes Vuçiç dhe Kurtit

0

Takimi “kokë më kokë” i mbajtur sot në Bruksel mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka përfunduar. Vuçiç, në një deklarim pas takimit, tha se nuk ka “absolutisht” asnjë marrëveshje.

“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, u shpreh presidenti serb. “Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë tragjedi, por, natyrisht, nuk do të jetë një periudhë e lehtë”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia “do t’i qëndrojë pranë popullit serb” në Kosovë.

“Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb.

Ai, po ashtu paralajmëroi se këtë javë do t’i drejtohet publikut serb.

Takimi në Bruksel u mbajt me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, dhe nisi rreth orës 10:00. Fillimisht, Borrell mbajti takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç. Mbrëmë ai tregoi se e kishte thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu