“Në 2 mars nuk do ketë zgjedhje”/ Veliaj: S’tërhiqem nga beteja me FSHF! Do të ishte në pjekurinë dhe burrërinë e Armando Dukës të ikte vetë!

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shprehet i vendosur se nuk do të tërhiqet nga beteja me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në një intervistë për News24, ai ka ftuar Presidentin e FSHF-së, Armand Dukën që të largohej vetë nga gara e për t’i hapur rrugën të tjerëve.

“Do të ishte në pjekurinë dhe burrërinë e Armando Dukës, nëse ka ende, që të tërhiqet vetë nga gara dhe të thotë se pa u sqaruar çështja e transparencës së procesit, nuk mund të shkohet në zgjedhje. Si mund të ketë një ishull, si FSHF, që nuk e kontrollon askush? Këtu mundësitë janë dy: ose sillet si njeri i pjekur, i rritur, i mençur dhe i matur dhe thotë ‘unë e kam çuar FSHF në zgrip dhe praktikisht po përdor si shantazh një ndeshje futbolli në Tiranë, që të zgjidhem me padrejtësi’ dhe largohet vetë, ose shteti i së drejtës do të duhet të reagojë dhe t’i thotë – ‘më fal, këtu ndodhi një faull dhe për këtë faull ka karton të kuq”, u shpreh Veliaj.

Sipas Veliajt, nuk do të ketë zgjedhje për kreun e FSHF në 2 Mars:

“E shoh shumë të pamundur që të ketë zgjedhje në 2 mars, sidomos pasi Ceferin tha, ‘fillimisht do të sjell një mision për të parë të gjithë parregullsitë’. Kështu që, nuk ka pse të nxitojë askush të bëjë zgjedhje, kur në fakt u arrit një marrëveshje që ne të kalojmë fillimisht pak kohë për të parë parregullsitë dhe t’i rikthehemi një procesi ligjor vetëm pasi ato të jenë sqaruar. Imagjinoni sikur në 6 mars, në Vorë edhe në Rrogozhinë qytetarët të shkojnë dhe t’i gjejnë kutitë gjysmë plot! Që aty do thonë: ‘Është shitur ndeshja. Për çfarë do të shkojmë të votojmë?’”

Veliaj ka deklaruar se Bashkia e Tiranës po përgatitet më së miri për të pritur finalen e Conference League dhe është në kontakt me UEFA-n.

“Për finalen duhen 100 autobusë – sepse bëhet fjalë për një superaksion 48 orësh – duhen tabelat orientuese, reklamat e qytetit, korsitë e dedikuara, parkingjet dhe 2-3 sheshe për tifozët e secilës skuader. Bashkia e Tiranës është 10 me yll në marrëdhëniet me UEFA-n,” u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu