Shkruan Ergys Mërtiri
Paradokset nuk mbarojne. Ndersa strukturat e PD-se, kryetaret e degeve dhe kryesia mezi presin te hyjne ne zgjedhje, deputetet, ne shumicen e tyre nuk duan. Ata thone se po iu digjet xhani nga percarja dhe nuk duan te copetojne votat e opozites, ndryshe nga baza qe mezipret te beje betejen e saj.
Po cilat vota kerkojne keta te bashkojne? Kjo opozite, e shkallmuar nga konflikti i brendshem ku e ka zhytur Sali Berisha, nuk ka asnje gjasë ti afrohet Edi Rames, megjithese ne diten e tij me te zeze. Vete foltorja as qe po garon kunder tij. Te gjitha forcat ajo i ka kanalizuar kunder PD-se zyrtare. Propozimet per kandidate te perbashket, qofshin keta edhe ata te primareve, Sali Berisha i refuzoi me percmim dhe, ndersa nuk ka lene qen e mace pa bashkepunuar, me pjesen tjeter te partise se vet nuk pranon kurrfarë marreveshjeje. Per cfare uniteti behet fjale dhe kujt i hyn ne pune ai?
Pasi moren vulen (me shume vonese, sigurisht), pasi luftuan me Celibashin e pastaj ne KAS per te drejten e kandidimit, pasi kane jave qe prezantojne kanditate neper rrethe, kujtohen te rimendojne nese duhet kandiduar apo jo! Kjo eshte pak ta quash qesharake dhe, i vetmi qe perfiton ketu eshte pikerisht Berisha.
Pra, eshte e kuptueshme qe ne keto zgjedhje nuk ka beteje mes pozites dhe opozites, por vetem brenda vete opozites. Te vetmen beteje qe ka Saliu e ka me PD-ne zyrtare. Ai nuk po futet ne zgjedhje per te marre ndonje bashki, por per te marre vulen e partise. Ne keto kushte, duke mos hyre ne zgjedhje me pretekstin per te mos perçare votat, keta deputete po na thone se po kerkojne te mos i behen pengese Berishes ne nje beteje qe nuk ekziston (betejen e tij me Ramen). Ne fakt, me apo pa dashje, ata po i ndihmojne atij ne betejen kundr tyre.
E gjithe kjo situate shfaq nje pamje te shemtuar per ata qe nuk duan te hyjne ne zgjedhje. Ata po tregohen te dobet, te trembur, te paafte e te parrasht. Ata po tregojne se kane frike nga sulmet banale te foltores dhe nuk mbajne dot presionin e mercenareve te saj dhe kopese se militanteve qe i leh kujdo qe nuk eshte ne anen e tyre, ne mos po flirtojne fshehtas me Berishen per ndonje deriçke te hapur nga mbrapa gardhit apo bejne hesape dylekeshe intrigash naive brenda llojit te llojit. Ky eshte vetem nje langaraqllek politik.
Ne cilindo rast ata tregojne paaftesi ulëritese per te qene politikane dhe nuk e kuptojne se, ne plan afatgjate e kane shkaterruar figuren e tyre. Mund te kesh respekt edhe per ata qe rreshtohen ne anen e gabuar te barrikades, hapur dhe burrerisht, por jo per ata qe struken apo perdridhen duke qendruar ne mes, me skuthllek e burracakeri.
Pd-ja duhet te hyje patjeter ne keto zgjedhje, jo per te mundur Ramen (te cilin sigurisht qe nuk e mund dot ne keto kushte), as per te mundur Berishen (i cili eshte i mbaruar dhe pa te ardhme). Ajo duhet hyje per te shpetuar opoziten dhe per ti dhene asaj nje te ardhme.
Berisha kerkon ta marre opoziten me vete ne varr. Ai kerkon ta shnderroje ate ne nje sekt politik ne mbrojtje te interesave te tij personale kunder gjithe botes. Natyrisht, ai ka votat e veta dhe, me ndihmen e mediave, oligarkise, LSI-se dhe rrjetit te tij te influencave informale, do arrije dicka si ne 6 mars. Por ai, pa dyshim, do jete shume larg pretendimit per te qene alternative ndaj qeverise, cfare do te thote falimentim.
Shumica e te djathtes nuk eshte me Berishen dhe kete e tregoi edhe 6 marsi, kur gjysma e saj refuzoi te dale ne votime. Berisha kerkon te terheqe shume prej tyre duke bere sikur eshte i vetmi qe po lufton kunder Rames, me shprese se ata do te zene hundet e do ta votojne nga nevoja per te ndeshkuar qeverine, por kjo gjithsesi nuk do funksionoje per ta ndihmuar ti afrohet asaj çfare i duhet.
Shumica e ketij elektorati mund te mos jete as me grupin e PD-se zyrtare. Situata konfliktuale e pamoralshme ku eshte zhytur PD-ja natyrisht qe prodhon indinjate tek votuesi. Nga ana tjeter sulmet, shpifjet dhe propaganda e medias oligarkike kunder tyre, sigurisht qe prodhon efekt. Por gjithsesi PD-ja zyrtare ka nje basen elektoral me te madh e me te mire ku mund gjeje perkrahje.
Ajo mund te terheqe votuesin antiberishist, si dhe ate jomilitant, qe kerkon nje politike me nje tjeter fytyre, me humane, me qytetare, me serioze, me racionale dhe mbi te gjitha te pakorruptuar. Ajo mund te afroje ate lloj votuesi qe kerkon nje gjuhe tjeter politike, larg rrenave, shpifjeve, fyerjeve, intrigave e arrogances banale te ketyre 30 vjeteve.
Ky elektorat ka qene i paperfaqesuar prej tre dekadash ne politiken shqiptare duke u detyruar te abstenoje ose te votoje gjithmone duke mallkuar ate te cilit ia jep voten. PD-ja mund te ofroje nje alternative per kete votues, qe ne te vertete eshte shumica. Sigurisht qe ka ende shume mosbesim, por PD ka shanse te mira per te hapur nje rruge per te ardhmen e saj duke e lene plakun ne “shenjtninë” apo dreqninë e vet. Duhet vete qe ajo vetëm te ofroje fytyren dhe seriozitetin e duhur per ta merituar te ardhmen e saj.