Mjeku dhe eksperti i Shëndetësisë Dr. Erion Dasho, ka deklaruar se kontratat për sigurimin e vaksinës janë mbyllur në verë.
Përmes një postimi në Facebook, Dasho thekson se ‘vazhdon tallja me shëndetin dhe jetën e qytetarëve!’
“Kë prodhues do të takojë, Z. Rama kur shtetet serioze i kanë mbyllur kontratat që në verë?!
Mbi të gjitha, ç’punë ka kryeministri të dalë të lypë vaksina nëpër botë?!”, shkruan Dasho.