Misioni i fshehtë për 30 vjet

0

Shkruan Zef Ndreka

Gjithmone Sali Berisha është treguar pragmatist në politikë. Në vartësi të situatave, është treguar diktator, autoritarist, por edhe tip babaxhani e dashamirësi.

Këtë rolin e fundit e ka praktikuar me shume sforcime, ama ja doli , kur pothuaj shpresat për rikthimin e tij në krye të politikës ishin pothuaj zero. U aktivizuan shumë të rinj e të reja, u bashkuan shumë nga politikanët e larguar ndër vite nga vetë Berisha! E thënë me shkoqur, të gjithë menduan se Saliu ka ndryshuar, ka zënë mend. Por nuk rezulton kështu! Egërsia dhe lufta pas 9 shtatorit na ktheu tek Saliu i parë!

Kjo na tregon qartë se ai është i pakorrigjueshëm, është një kafshe politike agresive dhe shumë i rrezikshëm. Por këtë radhë, pragmatizmi i tij do të arrij vetëm deri me 6-mars. Në vartësi të rezultatit dhe dështimit, sapo të mbarojnë zgjedhjet e pjesshme vëndore, ai do të vazhdojë me mashtrimin e radhës për demokratët, të cilave ju bën thirrje të votojnë LSI-në. Do të shpikë marife të tjera për të përçarë PD-në deri në fund. Kështu do të përpiqët të realizojë plotësisht misionin e tij të mbajtur fshehur për 30-vite! Pyetje te thjeshta për miqt e mi demokrat:

1- Sa konservatore e bën partinë e Berishës koalicioni me LSI-në ?!

2- Sa kohë mund qëndrojnë bashkë dy gjela në majë të një plehu?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu