Ministri me dy emra, Bledar dhe Bledi Çuçi: Do shëmbim ndertimet pa leje në bregdet

0

Ministri i Brenshëm, me dy emra, Bledar dhe Bledi Çuçi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar edhe një herë tjetër për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare dhe jo vetëm!

Ai theksoi se momentalisht po vazhdon të vijojë projekti “Bregdeti Ynë”, për shembjen e të gjitha objekteve pa leje në bregdet, duke nisur nga Dhërmiu!

Ministri shtoi se askush nuk do të tolerohet dhe ky është një aksion që do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

“Vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve të radhës pa leje në Dhërmi. Ajo që nisëm në muajin qershor nuk ka për të qenë thjesht një aksion. Kush e ka menduar kështu, gabohet rëndë. Kjo është një punë që do të vazhdojë me vullnetin tonë të plotë për të mos toleruar askënd që zapton e ndërton ku të mundet. Nisi ky operacion në zonat bregdetare, por IKMT dhe Policia e Shtetit do të jenë kudo tjetër në territorin e vendit ku po tentohet apo janë ngritur objekte pa leje ose që janë në tejkalim të lejes së miratuar”, shprehet Ministri i Brendshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu