Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se njerëzit në Teheran do të “paguajnë një çmim të lartë” nëse Irani vazhdon me sulmet e tij me raketa, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian “do të digjet”.
“Diktatori iranian po i shndërron qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë një çmim të lartë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, tha Katz pasi zhvilloi një takim mbi situatën me udhëheqësit e ushtrisë izraelite.
Aktualisht mes dy shteteve po shkëmbehen sulme të vazhdueshme me dronë e raketa. Izraeli është përqendruar tek sulmet e aseteve bërthamore, por ka shkaktuar më shumë viktima krahasuar me sulmet e Iranit në Tel Aviv