Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është nderuar nga kolegët në parlamentin e Ukrainës me një medalionin simbolik të forcave të armatosura ukrainase.
Kodheli, e cila mban postin e nënkryetares së Asamblesë Parlamentare të NATO-, thotë se kjo dhuratë ishte surpriza më prekëse e ditëve të Sesionit Vjetor të Asamblesë NATO.
“Ky medalion i forcave të armatosura ukrainase që mu dhurua sot nga parlamentarët ukrainas, ishte surpriza më prekëse e ditëve të Sesionit Vjetor të Asamblesë NATO”, shkruan Kodheli në rrjetet sociale teksa shpërndan edhe fotot e medalionit.