Mimi Kodheli bie dakord me sforcime me Lulzim Bashën: Po vettingu për politikën duhet pranuar

0

Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë u shpreh optimiste për nismë e opozitës mbi vettingun e politikanëve.

deputetja e Partisë Socialiste foli për nevojën e një kontrollit të gjithë klasës politike që ka qenë protagoniste në vend gjatë tre dekadave të fundit.

“Që kur miratuam reformën në drejtësi ne e dinim që do të vinte dita që edhe politikanët do të kalojnë në sitën e vetingut. Jam krejt e hapur dhe dëshirëplotë që ta pranoj këtë gjë që vjen si krejt natyrshëm dhe që duhet absolutisht bërë”, tha z. Kodheli.

Deputetja e PS saktësoi që vetingu nuk duhet të kryhet vetëm për politikanët aktivë por të zgjerohet rrethi.

“Në gjykimin tim protagonistët e politikës duhet të kalojnë të gjithë në veting. Për mua do të ishte e saktë që të kalonin politikanët e 30 viteve të fundit”, deklaroi Mimi Kodheli për Euro News.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu