Meta del ‘blof’ në SPAK, flet pasi u mor në pyetje mbi 3 orë: Isha për CEZ-in! Është çështje që aktivizohet nga “Rilindja”

0

Ish-presidenti Ilir Meta është pyetur për tri orë në SPAK për çështjen e CEZ.

Meta u shpreh se nuk ka lidhje me çështjen ndërsa akuzoi Partinë Socialiste se e përdor në favor sa herë gjendet në vështirësi dhe krizë.

“Nuk është përgjegjësia ime që keni pritur këtu disa orë por mund t’ju përgjigjem me qetësi e dashuri. Kam patur një festë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të nisur kryesisht në vitin 2019. Kjo s’është e rëndësishme që ta sqaroj, se dikur kam patur pritshmëritë që SPAK do ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe sigurisht sa herë do ftohesha do të vija për çdo ­çështje. Ashtu sikurse e dinë që janë me dhjetëra kallëzime të mijat edhe kur kam qenë president për çështje të veçanta apo për denoncimin e Kuvendit dhe falsifikimit të firmës të kryetarit të kuvendit. Kishte të bënte me çështja të CEZ dhe DIA, është një çështje shumë e përsëritur dhe aktivizohet sa herë që rilindja është në krizë. Por gjithsesi, unë tregoj sjelljen time prej shtetari me transparencë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t’i ndihmuar.”- tha Meta.

Por teksa hynte në dyert e SPAK rreth orës 10;00, Meta tha se me siguri e kanë thirrur për denoncimet e tij dhe të Sali Berishës.

“Kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu, me firmë, me vulë në SPAK, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. I kam thirrur disa herë SPAK të veprojë kundër korrupsionit,” deklaroi Meta, i cili mesa duket ka dalë blof dhe i janë shuar pritshmëritë.

***
Çështja e CEZ-DIA, 414 milionë euro dëm shtetit

Në prill të vitit 2022, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Arben Kraja dhe Altin Dumani po ndjekin këtë hetim, ndërsa kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn, i dënuar me 11 vite burg. Rihpaja e hetimit erdhi pas një kallëziimi në SPAK nga Partia Socialiste.

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Në fund të vitit 2015, Ministria e Energjisë dhe Industrisë që drejtohej nga Damian Gjiknuri, kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish ministrat (Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj) dhe ish drejtorët e Berishës për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq.

Por Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar në atë kohë nga Adriatik Llalla, i emërruar nga Berisha dhe Meta, sot i shpallur non grata nga SHBA dhe i dënuar në mungesë me 2 vite burg për fshehje të pasurisë, e mbylli dosjen me arsyetimin se procedura e privatizimit të OSSH nga qeveria Berisha ishte në përputhje me ligjin.

Pavarësisht ankimimit nga socialistët, Gjykata e lartë konfirmoi mbylljen e dosjes nga një trupë gjykuese që sot vetëm njëri prej tyre nuk u dogj në vetting.

Më tej, Kuvendi i Shqipërisë dhe juristi i CEZ Romeo Kara referuan edhe dy dosje të tjera në Prokurori, me prova të reja, ndërsa si të kallëzuar u shtuan Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe sekseri kryesor Nuel Kalaj. Të dyja dosjet u mbyllën!

Në 2016-ën socialistët ngritën një komision hetimor përmes të cilit i kërkuan prokirorisë të hetojë Berishën dhe djalin e tij si persona përgjegjës për privatizimin abuziv të OSSH, por gjithçka kaloi në heshtje nga drejtësia e kohës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu