Mesude mëson të vërtetën dhe përfundon në çmendinë, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Mesude rikthehet në shtëpi dhe gjen Songylin, Kaderin dhe Xhemren duke kontrolluar. Ajo xhindoset kur vajzat e përballin me faktet e vërteta mbi Kemalin dhe i përzë ato me dhunë. Meral dhe Seher bëjnë plane të nisin një jetë të re në një qytet tjetër. Defne dhe Songyl zënë morra. Gynej kërkon nga prindërit e tij të ftojë për darkë Songylin në shtëpi për ta prezantuar me ta.

Prindërit e Gynejit nuk e presin aspak mirë këtë dhe i kërkojnë të birit të ndahet nga Songyli. Serkan i përgatit një surprizë të bukur Ejlylit. Ai shkon në jetimore dhe i kërkon Ejlylit ta falë e të pajtohen. Mesude i tregon Nazanit se Ejlyl ushqen ndjenja për Kemalin. Nazan e cila e di të vërtetën i thotë Mesudes ta besojë Ejlylin.

Gynej përpiqet t’i tregojë Songylit se ai mund t’ja dalë vetë në jetë dhe bën sikur punon në ndërtim. Kader takohet me Mertin por vazhdon ta gënjejë për jetën e saj. Ejlyl vendos ta denoncojë Kemalin në polici. Mesude përfundon në spital psikiatrik./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu