Mërgata shqiptare e Amerikës është pa dyshim një aset i jashtëzakonshëm politik, ekonomik, social e kulturor i kombit shqiptar. Sa herë ka pasur nevojë shteti e kombi ynë, të parët janë përgjigjur shqiptarët e Amerikës. E filloi Vatra, e vazhdo përgjatë gjithë 110 viteve histori, e kryeson sot bashkë me gazetën Dielli veprimtarinë kombëtare në shërbim të çështjes shqiptare bashkë me dhjetëra shoqata, organizata e klube patriotike të shpërndarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët e Amerikës me në krye Vatrën përbëjnë grupin patriotik më serioz, më energjik, më potent, më vital duke u shëndërruar në një burim të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, Kosovën, e trojet shqipfolëse në proceset që kalojnë shtetet tona e shqiptarët në tërësi.
Duke qenë se Kosova është një shtet në rrugëtim e sipër në proceset integruese, ndërtimin e demokracisë, konsolidimin e shtetit ligjor e demokratik, e ka të nevojshme të shikojë në diasporë profesionistët dhe ekspertët që ti ftojë për të kontribuar në qeverisje dhe shtetndërtim. Po ashtu edhe Shqipëria e shpallur e mos varme prej 110 vitesh, në tranzicionin e zgjatur 30 vjeçar, klasa politike aktuale ka dështuar turpshëm përballë aspiratave të popullit e kombit shqiptar në rrugëtimin euroatlantik te shtetit shqiptar. Mërgata shqiptare me profesionistë të spikatur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të gjitha fushat si arkitekturë, shkenca politike, ekonomi, mjeksi, inxhinjeri, shkenca kompjuterike etj, do të ishin një mundësi e shkëlqyer për shtetet tona që të ndryshojë filozofia e shërbimit publik në institucionet shtetërore publike, performanca e punonjësve, depolitizimi i administratës shtetërore dhe mbi të gjitha ngritja e nivelit të ekspertëve dhe vetë shtetit.
Fytyra e shteteve tona sot lë shumë për të dëshiruar, militantët ua kanë zënë vendin profesionistëve. Militantët në poste kyçe, porfesionistët ose të pa punë, ose në profile jo të përshtatshme ose më e keqja mbushin gomonet për në Mbretërinë e Bashkuar. Shteti-Partia-Militanti janë bërë një e vetme dhe e pa ndarë duke e monopolizuar shërbimin publik shtetëror, duke e kthyer në një burim korrupsioni, nepotizmi, arrogance në raport me qytetarin e thjeshtë. Si në Kosovë dhe në Shqipëri ka një nevojë emergjente për ndryshime thelbësore në qeverisje, administratë dhe mbi të gjitha në mendësi e filozinë e shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë. Nevojitet një kastë e gjërë profesionistëtsh nga jashtë shtetit, të pa përlyer, të pa përfolur, me integritet të lartë, që të modernizojnë shtetin dhe qytetarët të ndiejnë ndryshimin real nëpërmjet qasjes së re në politikbërje e shtetndërtim. Mërgata shqiptare e Amerikës është një ndër mërgatat shqiptare në botë më të fuqishme në aspektin politik, ekonomik, kulturor dhe social. Mergata shqiptare e Amerikës është një aset i shkëlqyer që nëse përdoret siç duhet nga qeveria dhe opozita, do të rriste në një tjetër nivel elitën politike të vendeve tona si në Shqipëri dhe në Koosvë dhe mbi gjithçka do të lidhte organikisht mërgatën e Amerikës me shtetet tona në Kosovë e Shqipëri. Nëse bijtë më të shquar, mendjet më të ndritura e profesionistët më të lartë të mërgatës shqiptare që punojnë e veprojnë në Amerikë e më gjërë do të ftohehsin në qeveritë e Shqipërisë e Kosovës, kjo do të shërbente edhe si një pikënisje për mërgatën e Zvicrës, Gjermanisë, Suedisë, Belgjikës, Britanisë etj. Emigracioni politik i pas viteve 90-të i ka varfëruar shumë shetet tona si në Shqipëri e Kosovë e trojet shqipfolëse. Përditë po emigron elita intelektuale e vendit si në Shqipëri dhe në Kosovë.
Politikës së korruptuar i bëjnë alergji profesionisët e ndershëm. Ikja e intelektualëve është një emigrim i tmerrshëm. Profesionistët ndihen të pavlerësuar e të nënvlerësuar e shumë herë të asfiksuar prej militantëve partiakë. Mërgata e Amerikës duhet të ftohet si prej opozitës dhe prej qeverive. Në rast se nuk gjendet hapsira përmes ftesave, vetë mergata duhet ta ndjejë si detyre patriotike përfshirjen në proceset politike për një qeverisje më të mirë si në Shqipëri e Kosovë dhe mbi të gjitha të jetë një alternativë e re morale dhe politike për qytetarët shqiptarë. Politika shqiptare e ka humbur morain e saj dhe të drejtën për t’i besuar për të ndryshuar fatet e shtetit e popullit tonë. Fatet e atdheut duhet ti marrë në dorë mërgata e Amerikë dhe mërgatat e tjera shqiptare nëpër botë me gjak të ri, me moral të ri, me filozofi të re, me profesionistë të rinj për të çuar përpara përparimin, zhvillimin, lulëzimin, begatimin e kombit shqiptar. Situata politike në Shqipëri sa vjen e përkeqësohet. Kryeministri Rama ka zaptuar çdo pushtet. Shqiptarët po ikin nga sytë këmbët. Shqipëria po shpopullohet, vendi po vidhet e po varfërohet. Shqiptarët nuk e meritojnë qeverisjen që i vjedh e i rrënon përditë.
Më 12 Nëntor 2022 opozita në Shqipëri, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe forcat e tjera opozitare do të fillojnë protestat për rrëzimin e qeverisë. Të gjithë opozitarët shqiptarë është shpallur se do të protestojnë kundër keqqeverisjes e korrupsionit. Si kurrë më parë në këto procese demokratike delikate, duhet të përfsihen të gjitha mërgatat shqiptare në botë me qëllimin e vetem jo vetëm luftimin e së keqes në qeveri por edhe ofrimin e një alternative të re politike për shqiptarët. Shqiptarët kanë nevojë për alternativë të re. Shqiptarët duhen zgjuar, duhen nxitur, duhen ftuar, duhen afruar për tu përballur me të keqen që qeveris vendin prej 9 vitesh. Që opozita të jetë e besueshme e të zgjojë dëshirën e nevojën emergjente për dryshim te shqiptarët, duhet pikë së pari të ketë fytyra të reja, energji te rëja, moral të ri e mbi të gjitha filozofi e njerëz patriotë që duan të bëjnë Shqipërinë, ta pasurojnë atë, e jo të pasurojnë veten e tyre nëpërmjet qeverisjes së Shqipërisë. Rama u fron shqiptarëve sot keqqeverisje, korrupsion galopant në çdo qelizë të shtetit e pushtetit, mashtrim, lidhje të shtetit me krimin, trafiqe, emigrim masiv, shpopullim, mungesë transparence e llogaridhënëse, arrogancë dhe monopolizim të të gjitha pushteteve. Shqiptarët nuk janë të varfër, janë të vjedhur e të tradhëtuar. Mërgata shqiptare e Amerikës duhet të ndërgjegjësohet që të përfshihet masivisht duke marrë pjesë fuqishëm në të gjitha proceset politike në Shqipëri e Kosovë me qëllim që shqiptarët të kenë një qeveri e shërbim dinjitoz. Shqiptarë të Amerikës, shqiptarë të botës: Shqipëria, Kosova, trojet tona kanë nevojë për ne. Atdheu na thërret…