Meral mëson se Seheri është nëna e saj biologjike, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Meral rrezikon të ngelet pa bursë dhe fajëson Kaderin. Mesude detyrohet të thërrasë Kemalin për të bërë një rregullim në shtëpinë e Nazanit. Kjo e fundit nxehet kur sheh Kemalin në shtëpinë e saj. Babain e Gokhanit e marrin peng. Grabitësit kërcënojnë Gokhanin se do ta vrasin babain e tij nëse nuk gjen një shumë të madhe parash.

Xhemre i kërkon para Defnes për të ndihmuar Gokhanin. Defne vjedh bizhuteritë e Nazanit. Meral ankohet tek Nerimani për Seherin. Songyl i tregon Meralit se Seheri është nëna e saj. Seher nuk e pranon këtë pasi Meral nuk e do. Gokhan i dorëzon paratë grabitësve dhe shpëton të atin.

Songyl këshillon Seherin t’i tregojë të vërtetën Meralit. Nazan akuzon Mesuden se i ka vjedhur bizhuteritë. Pasi sigurohet që Mesude nuk ka vjedhur asgjë, Nazan akuzon Kemalin. Nazan denoncon Kemalin në polici. Kemalin e arrestojnë. Toprak mëson se Feride ka marrë një surprizë dhe bëhet xheloz. Xhemre pajtohet me Zejnon dhe i tregon sesi ishte babai i tyre./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu