Çmendet Edi Rama/ merr kameramanët me vete e viziton në Hagë Hashim Thaçin që akuzohet për krime kundër njerëzimit

0

Kryministri Edi Rama ka vizituar sot në Hagë, ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për krime lufte. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, Rama ka marrë nga pas edhe stafin e propagandës. Kryeministri i ka kërkuar kameramanit që ta filmojë gjithë momentin kur ai shkon në dyert e paraburgimit.

Fillimisht, Rama bën një hyrje në plan, shef kamerën për një kohë të shkurtër dhe më pas vazhdon drejt derës.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu