Ylli Rakipi dhe Blendi Fevziu u përfshinë në një debat mes tyre gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ ishte thirrur pas polemikës së ashpër që pati javën e kaluar me Arlind Qorin, i cili e akuzoi se nuk e fton në program pasi nuk duhet të flasë ndaj oligarkëve.
“Fevzo me kë e kishe, me Qorin apo me sistemin, apo me Sandrin? Ti para pak vitesh u bëre gati të ikje nga TV. Unë kam ikur nga të gjithë këto. Edhe ti u bërë gati të ikje. Me kë e ke?”, iu drejtua Rakipi, Fevziut, ndërsa ky i fundit iu përgjigj “e kisha me personin. Ti mendon se më thonë merr këtë apo atë në studio”.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Pse u acarove kaq shumë më Qorin. Me kë e kishe, me Qorin, me këtë mender m.. sistem apo u ndjeve se duhet të mbroje Sandrin?
Blendi Fevziu: Unë mund të mbroj cilindo që mendoj se duhet mbrojtur, por në këtë rast nuk kishte lidhje me televizionin dhe Sandrin por me studion time. Ai thoshte ke kaq kohë që nuk më ke marrë sepse nuk të lënë, ndërkohë ai ishte në studio. Politika e konsideron veten, edhe këta të rinjte, kanë një arrogancë dhe mendojnë se shtypi duhet të jetë në dispozicion të tyre dhe ti ndjekë. Asnjë politikan nuk është më i rëndësishëm se një gazetar. Në një raport mes medias dhe politikës, politikani nuk ka të drejtë të provokojë gazetarët. E marr apo jo në emision është kriteri, audienca.
Ylli Rakipi: Ti po i citoje emra, Edi Rama e këta që nuk i merr në emision. Por Edi Rama nuk vjen vetë. Presidentit të Republikës i ke vajtur ti në Presidencë. Kërkojë ministra që nuk dalin asnjëherë. Ti i thoshe një njeriu që ka nevojë të dalë dhe të tjerë që nuk duan të vijnë dhe thua as ata nuk dalin. Të majtët kanë strategji që nuk dalin. Ne i ankohemi njëri tjetrit për këtë.
Blendi Fevziu: Jo ata nuk vijnë në debate me PD. Për intervista luten. Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka kërkuar disa herë dhe nuk ka ardhur,
Ylli Rakipi: Unë po flas me një koleg që e kam tërë jetën koleg dhe mik. Jeta jote është e një gazetari.
Blendi Fevziu: Ministra për të ardhur në intervista, kërkojnë, stafet e tyre kërkojnë, nuk sjellin vetëm ne debat.
Ylli Rakipi: Fevzo me kë e kishe, me Qorin apo me sistemin, apo me Sandrin? Ti para pak vitesh u bëre gati të ikje nga TV. Unë kam ikur nga të gjithë këto. Edhe ti u bërë gati të ikje. Me kë e ke?
Blendi Fevziu: E kisha me personin. Ti mendon se më thuajnë merr këtë apo atë në studio.
Ylli Rakipi: Marrim shembull Qorin. Ishte në krye të protestave të pensionistëve që filluan të shqetësojnë qeverinë dhe Rama po merrej personalisht me Qorin. Ti nuk e thirre Qorin aty. As TV Klan.
Blendi Fevziu: Nuk kam bërë për pensionistët. Nuk e di kush del në lajme.
Ylli Rakipi: Fevzo kjo është media totalisht në shërbim.
Blendi Fevziu: Unë flas për veten time. Unë kam thënë nëse mua ma bëjnë të pamundur punën, unë do të iki. Sic ke ikur ti 3-4 herë edhe unë do iki.
Ylli Rakipi: Qori të tha në studio nuk e kam me ty, sepse ti ke thënë unë e vecoj Arlind Qorin.
Blendi Fevziu: Po por ai erdhi dhe tha dicka që nuk qëndonte. Kur unë po shifja telefonin në pushim, dhjetëra mesazhe që thoshin gjëra. Unë…
Ylli Rakipi: Kolegu ynë Andi Bushati, bëri një shkrim dhe tha “pas një konflikti me Frangaj” Pse nuk e fton ti Bushatin?
Blendi Fevziu: Nuk ka dashur vetë të vijë, më ka thënë pas këtij konflikti nuk ka më kuptim. Bushatin e kam patur me pagesë unë.
Ylli Rakipi: Po se do paguajë lekët e naftës. Ju thatë se keni Zot audiencën? Po interesin publik nuk e keni? Arlind Qori është në interest ë opinioni publik.
Blendi Fevziu: Unë e kam marrë Qorin kur e kam parë të arsyeshme. Unë nuk bëj as gazetë dhe as lajmë. Kam një rrjet social parallel. Interesi publik është instik që kam. Unë kam shmangur politikanët nga studiot. Shpëtim Idrizi nuk vjen në studio?
Ylli Rakipi: A po flet për Shpëtim Idrin dhe këta…
Blendi Fevziu: Ke parë deputetë? Nuk është më si më parë, nuk ka interes publik.
Ylli Rakipi: Ti ke emision katër herë në javë, ke interesë të fusësh edhe gjellë edhe bakllava. Unë them ta heqim pak nga personalja. Në përplasjen tuaj doli një problem tjetër. Ju zbuluat gjysmë lakuriq fytyrën e medias tonë sot, që kemi ndërtuar ne. Mender një m.. të madh kemi ndërtuar, që udhëhiqet nga disa pronarë që bëjnë cfarë duan ata. Institucionet ndërkombëtare e ngrenë këtë që median e ka marrë pesë familje. Ne duhet tit hemi këto, sepse ne do të vdesim pa i thënë këto gjëra.
Blendi Fevziu: Jo nuk ekzsiton. Nuk më ka thënë njeri mos merr Arlind Qorin në studio.
Ylli Rakipi: Ti e kupton që Arlind Qori nuk duhet të vijë aty dhe pikë.
Blendi Fevziu: Po pse e mora pra?
Ylli Rakipi: Media jonë është ndërtuar brenda qëllimeve që ka politika ehe media, është hale që bie erë. Përplasja juaj këtë nxorri.
Blendi Fevziu: Ku hyn emisioni im këtu?
Ylli Rakipi: Ose je i detyruar të ikësh.
Blendi Fevziu: Nëse e diktojnë dhe bëjnë presion ai njeri të ikë. Në shtator 1998 kur ika nga TVSH kur e kisha pagesën pesë herë më tepër se Klan, pse ika? Nuk kisha as të ardhura as gjendje.
Ylli Rakipi: Media që kemi ndërtuar ne…
Blendi Fevziu: Cfarë do të them? Që ësht faji im? Po mbylla unë emisionin bëhet media më e mirë?
Ylli Rakipi: Jo nuk thashë këtë. Por të themi disa gjëra.