“Më pëlqejnë këngët dhe vallet popullore”, Yuri Kim: Konsumoj raki ose kafe me miqtë e mi kudo që shkoj në Shqipëri

0

Ambasadorja amerikane , Yuri Kim, edhe njëherë ka shprehur pëlqimin e saj për Shqipërinë dhe për këngët dhe vallet tona.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja shkruan se veçanërisht pëlqen këngët dhe vallet popullore shqiptare.

Madje ajo shton se gjatë udhëtimeve të saj në qytetet e Shqipërisë, i pëlqen që me miqtë të konsumojë kafe ose raki.

“Më lejoni të konfirmoj “lajmin”: Në të vërtetë më pëlqejnë shumë këngët dhe vallet popullore shqiptare. Më pëlqej të konsumoj raki ose kafe me miqtë e mi kudo që shkoj në Shqipëri dhe më pëlqen Shkodra e shumë vende të tjera në tokën e shqiponjave”, shkruan Yuri Kim.

Kujtojmë se ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një video ku ambasadorja Yuri Kim shihej teksa po shijonte muzikën live me miqtë e saj në qytetin e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu