Më në fund Toprak i propozon për martesë Feridesë, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Xhemre bën skandal në mes të shkollës duke e quajtur Nazanin vrasëse. Emel bën plane për ta çmendur Xhemren në mënyrë që pasuria t’i mbetet asaj. Seher del nga burgu dhe surprizon Meralin duke shkuar në shkollën e saj.

Meral gëzohet kur sheh të ëmën dhe e përqafon plot mall. Nazan i ofron Seherit të qëndrojë në shtëpinë e saj. Feride mes lotësh dhe tepër e lënduar i tregon Toprakut se ajo e ka parë unazën dhe po priste një propozim. Toprak i tregon Ferides se unazën e ka blerë për të dhe i propozon për martesë.

Seher përsëri ndodhet në rrezik nga njerëzit e Abazit. Zejno merr një shumë të majme parash nga Nazan në këmbim të heshtjes së saj. Mesude dhe Kemal firmosin divorcin. Zejno paralajmëron vajzat të mos e lënë Xhemren me hallën e saj./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu