Aktorja Aleyna Solaker është shumë e njohur me rolin e saj si “Meral” në serialin “Lule të vetmuara” i cili po transmetohet në TV Klan dhe ka patur shumë sukses.
Pasi ky serial mbaroi xhirimet, Aleyna priti 2 vjet për tu rikthyer në ekran. Ajo u shfaq në serialin “Hizmetçiler” i cili përfundoi shumë shpejt për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një intervistsë së fundmi, aktorja ka treguar se ende nuk është mësuar me këtë situatë. Ajo u shpreh se ndihet e frikësuar dhe ndonjëherë e kap paniku. “Jam shumë e frikësuar. Më kap papritur paniku kur ndodh diçka. Gjithçka mund të hapet, unë dua të socializohem, por kam frikë”-tha ajo./revistawho.com