Turqia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që po konsiderohen si votimet më të rëndësishme në historinë moderne 100-vjeçare të shtetit.
Gazetari i Euronews Albania në Stamboll, Xhemail Rexha raportoi se procesi i votimit është mbyllur rreth orës 15:00.
64 milionë njerëz me të drejtë vote kanë votuar në 190 mijë qendra votimi. Ai tregoi se pritet që shifra e pjesëmarrjes në këto zgjedhje jetë deri 90 për qind.
“87% ishte në zgjedhjet e fundit, këtë radhë ka edhe më shumë interesim duke qe se konsiderohen shumë të rëndësishme pasi për herë të parë në 20 vjet vihet në diskutim pushteti 20-vjeçar i Erdogan. Në Ankara mijëra njerëz kanë ndenjur në radhë për të votuar. Janë mbi 4 mln votues për herë të parë, që të gjithë përkrahin kandidatin e opozitës, edhe pse ai është një 74-vjeçar. Gjasat janë që shkohet në një balotazh, edhe pse të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues rivalin e Erdogan, Kemal Kilicdaroglut”, tha gazetari.