Mbresa nga bashkëbisedimi kulturor në Lezhë

0

Shkruan Zef Ndreka

Dita e shtunë, më 5 shkurt , për ishte një ditë e veçantë, nga ato që mungojnë jo vetëm në Gjermani ku jetoj, por edhe në vëndin tonë. F

alë klubit letrar “Ndoc Gjetja” dhe Bibliotekës “Gjergj Fishta” në Lezhë, u organizua një takim emocionues dhe me interes në formë bashkëbisedimi për dy botimet e fundit të shkrimtarit dhe poetit Preç Zogaj.

Konkretisht, për librin me poezi “Një e tretë dashuria” dhe novelën “Bija e vjetër e nënës së re”. Drejtori i pallatit të kulturës Lezhë Albert Çuku, e hapi dhe në fund e mbylli takimin me vlerë për kulturën dhe të interesuarit për letersinë dhe artin në tërësi të këtij qyteti. Emocionet nuk kishin të sosur . Nga aktori dhe shkrimtari Salvador Gjeçi , me pas botuesi Frano Kulli, përmbledhja brilante e poetit Viktor Gjikolaj , një referat i parapërgatitur nga studjuesi , shkrimtari dhe poeti Ndue Dedaj , fjala e eseistit dhe shkrimtarit Ernest Marku dhe tek “qërshia mbi tortë” referuar nga poeti Frrok Kovaçi me një nivel mahnitës, që mund të linte pas edhe kritikët më në zë!

Përshëndetja dhe falënderimi i autorit Preç Zogaj ja shtoi bukurinë dhe emocionet këtij bashkëbisedimi. Veçantitë e këtij evenimenti kulturor në Lezhë, ishin pjesëmarrja në bashkëbisedim e disa shtresave shoqerore.

Kishte pjesemarrje plurale, por edhe pa parti që gjithë kohës e “harruan” politikën! Aktiviteti kulturorë- letrar, sot ka bashkuartë gjithë. Sa bukur për qytetin e Lezhës! Ndryshe nga periudha e zhurmshme 6-mujore e politikës që i polarizon dhe i ndanë ato.

Këto llojë bashkëbisedimesh me përsonalite të letërsisë, janë mesazhe të mira, të qarta e konkrete për kohën që kalon shoqëria jonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu