Shumë përsonave në jetën e tyre ju ka ndodhur tiu vijë nje moment kur e kanë ndjerë vetën të turpëruar për mbështetjen pa asnjë kusht apo pa asnjë interes që i kanë dhënë liderit të partisë së tyre, apo atij që e ka simpatizuar.
Në fakt, kjo ndjeshmëri nuk ka ardhur si pasojë e naivitetiit, por për pasojë e maskave që ndërrojnë liderët sipas konjukturave të momentit apo interesave më tepër përsonale, përballë fytyrave të vërteta që ofrojnë mbështetësit.
Shëmbuj ka plot, sidomos në politikën konfliktuale shqiptare, ku më shumë se politikë, luhet teatër në dëm të vendit por edhe në dëm të fytyrave të vërteta.
Maskat janë mburojat e drejtuesve të disa partive politike ne Shqipëri. Aq maska përdorin dhe ndërrojnë, sa e kanë ngatërruar politikën me karnavalet.
Kampioni i maskave sigurisht është Berisha. Ai do ketë në”sirtarët” e tij të shtëpisë dhe të PD-së, arsenalin më të madh të tyre që i ndërron sipas momentit dhe intetesit ditor. Njëherësh, përballë tij ka edhe një numër shumë të madh fytyrash të vërteta, idealistë, interesaxhinjë, të korruptuar, kriminelë etj.
A keni parë sa herë i ndërron maskat Berisha?!
Një herë na paraqitët i fortë, nje herë i egërsuar, një herë i butë apo i zbutur, një herë i dobët. Ndërrimi i maskave e ka sforcuar shumë në jetën e tij.
Po ashtu edhe Rama, njëlloj si liderët e tjerë përdorin dhe ndërrojnë maskat sipas “stinëve”, ashtu si ujqërit, që zakonin se harrojnë.
Nuk mbetën pas edhe të tjerët, si Basha, Llapaj, Shehaj, dhe mbështetësit e tyre apolitik si Gjekmarkaj, Topalli, Veliaj, Balla, Bardhi etj.
Çfarë thonë sot, nuk e thonë nesër. Janë tërësisht në asinkron politik me vetën dhe me partitë që përfaqësojnë.
E vetme deri më sot pa maska, pa retorika dhe pa patetikë është shfaqur e palëkundur zonja Tabaku.
Gjithnjë koherente, gjithnjë e qartë dhe e saktë, gjithnje përfaqësuese e denjë e mbarë interesave të qytetarëve.
Mbase politika është një teatër maskash ku spektatorët me fytyrat e vërteta duartrokasin.
Unë nuk e mendoj kështu. Sido qoftë maskat fshehin fytyrën e vërtetë, dhe sjellja e të maskuarve nuk do ishte e drejtë të bënin fytyrat e vërteta me turp!
Sepse vjen një moment, kur zbulohën fytyrat e maskuara, dhe fytyrat e vërteta e të zhgënjyera do të respektojnë në radhë të parë vetën.
Dhe kjo duhet të jetë e para. Respekti për vetën, për të mos u ndjerë asnjëhetë të”turpëruar” përballë të maskuarve.
Unë njoh shumë demokrat të fytyrave të vërteta, që po e kuptojnë realitetin dhe përdorjen. Ashtu si një hèrë e një kohë enveristët, edhe pse Enveri kishte 20 apo 30 vite që kishte vdekur edhe fizikisht…
Përseritjet në historitë politike mbeten përherë përdhosje dhe duhet punuar sa më shumë të mos ndodhin.
Maskat pa emra, pa trajta, nuk i duhen as i shërbejnë politikës dhe Shqipërisë.
Fytyrave të vërteta, jo e jo!