Mashtrimi me kriptovalutat i shtrirë në 8 shtete

0

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e përbashkët me policinë spanjolle në Elbasan, ku u zhvillua një aksion në një call center, me dyshimin se kryeshin mashtrime me kriptovaluta.

Gjatë konferencës për shtyp me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe zyrtarë policorë spanjollë, Kraja bëri të ditur se aktiviteti i paligjshë, ishte shtrirë në 8 shtete.

Kraja shtoi se SPAK po kryente hetime prej më shumë se 1 viti dhe iu drejtua shqiptarëve, duke u thënë që të mos merren me aktivitete të tilla të paligjshme.

“Prokuroria e Posaçme, SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shetit, ka më shumë se një vit që heton në mënyrë proaktive, një skemë abuzive të një grupi të organizuar kriminal, në fushën e mashtrimit me kriptomonedha. Hetimet kanë qenë të përbashkëta, ku janë përfshirë 8 shtete, Suedinë, Shqipërinë, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Letoninë, Spanjën dhe Ukrainën.

Jemi të ndërgjegjshëm dhe të vendosur për t’i hetuar këto lloje aktivitetesh kriminale në bashkëpunim me autoritetet e huaja. I bëj thirrje shtetasve shqiptarë që të mos përfshihen në të tilla vepra kriminale”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu