Kadastra është një nga institucionet më të abuzuara në Shqipëri, dhe problemet e lidhur me të janë njëri ndër zinxhirët e rëndë të lidhur pas këmbës së Shqipërisë, që nuk e lenë t’i arratiset tranzicionit.
Në këtë investigim të Piranjave do t’i shihni të gjitha. Të drejtën e pronës të mohuar, zyrtarë të papërgjegjshëm madje dhe një tentativë për të mbajtur peng në zyrë një operator të Piranjave !!!
Në zyrën e drejtorit të Zonave të Mbrojtura të Tropojës, Blerant Lushaj ish kreu i Kadastrës në Tropojë, Piranjat u përballën me një reagim agresiv.
Ajlina Alfredaj, ish-përgjegjësja e Kasdastrës së Tropojës, hedh akuza se prokurori Artan Shtrungza, kërkon që të favorizohet një biznes, bashkë me ish shefin eKomisariatit Arian Dumi. Ajo thotë se presionit dhe ndërhyrjet janë për një pronë në zonën e Valbonës, për të ndërtuar disa HEC-e.
Ndërkohë Piranjat komunikuan edhe me Prokurorin i cili, hedh poshtë akuzat.
Ajlina thotë se i është sulmuar makina e saj, ndërsa presionet kanë vijuar, madje edhe për tu shkarkuar nga detyra. Më pas Ajlina arrestohet, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
“Mu më kanë kërcënuar edhe familjen. Ose mbaroje punën ose kujdes djalin”, thotë Ajlina.
Nga ana tjetër prokurori thekson se ka pasur prova për shkeljen dhe falsifikimet.
Ndërkohë Ajlina hedh akuza dhe ndaj Blerant Lushajt. Ajo thekson se në Tropojë janë regjistruar prona pa titull pronësie.
Ndërkohë Prinjat u munduan që të marrin edhe reagimin e Lushajt, por ai u bë tepër agresiv duke kërcënuar gazetarin dhe operatorin.
Lushaj: Dilni përjashta. Ti rri me mua…ti shko.
Lushaj: Shko më sill logot, direkt. Shko sill logot dhe të lejoj të dalësh nga këtu