Songyl, Ejlyl, Xhemre dhe Meral i japin lamtumirën Kaderit. Kjo e fundit shkon me nënën e saj në shtëpinë e re. Mesude shkon në jetimore me Byshrën dhe i tregon Ejlylit se do ndahet nga Kemali. Ejlyl nuk e beson më të ëmën pas gjithë ngjarjeve të fundit.
Mesude dhe Byshra mbeten në mes të rrugës dhe pa një vend për të fjetur. Xhemre vendos t’i ndihmojë dhe i çon në shtëpinë e Gokhanit. Nëna e Gokhanit i mirëpret në shtëpi Mesuden dhe Byshrën. Gokhani tregon se edhe babai i tij i përzinte çdo ditë prej shtëpie. Songyl del në takim me Gynejin por jo gjithçka shkon si duhet. Kader kalon një ditë të bukur me nënën e saj në parkun e lojërave.
Defne mendon t’i thotë të vërtetën Xhemres dhe për pak i tregon Gokhanit. Ejlyl ndihet keq që nuk po e ndihmon nënën e saj. Feride e këshillon Ejlylin t’i japë edhe një shans të ëmës. Banu merr me të mira Kaderin dhe i kërkon t’i japë palcë Derinit. Kader pranon vetëm që e ëma ta dojë./revistawho.com