Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se kanalet e komunikimit midis Uashingtonit dhe Moskës mbeten të hapura pavarësisht luftës në Ukrainë.
Sullivan tha se është “në interesin” e SHBA-së të ruhen kontaktet me Kremlinin.
Por ai këmbënguli se zyrtarët amerikane janë të qartë se me kë kanë të bëjnë, shkruan BBC.
Kjo pasi Shtëpia e Bardhë refuzon të mohojë raportet se Sullivan ka udhëhequr bisedimet me Rusinë për të parandaluar një përshkallëzim bërthamor në Ukrainë.
Eall Street Journal raporton se Sullivan ka zhvilluar diskutime konfidenciale me homologun e tij rus, sekretarin e Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, dhe ndihmësin e lartë të Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, gjatë disa muajve të fundit.
Zyrtarë të lartë i thanë gazetës se burrat kishin diskutuar mënyrat për t’u mbrojtur nga rreziku i përshkallëzimit bërthamor në luftën në Ukrainë, por nuk ishin angazhuar në asnjë negociatë rreth mënyrave për t’i dhënë fund konfliktit.
Muajin e kaluar, Sullivan tha se çdo përdorim i armëve bërthamore do të kishte “pasoja katastrofike për Rusinë”.
Ai i tha transmetuesit amerikan NBC se zyrtarët e lartë kishin “shpjeguar” shtrirjen e përgjigjes së mundshme të SHBA-së në diskutimet private me zyrtarët rusë.