Lëvizja Vetëvendosje, e krijuar në Kosovë, zyrtarisht do të jetë edhe në Shqipëri. Kërkesa për regjistrimin e saj në Gjykatën e Tiranës është dorëzuar më 11 mars 2019. Lajmin e njofton Boiken Abazi përmes një deklarate të postuar në faqen e tij në Facabook. Ai zbulon edhe personat e tjerë që janë pjesë e bordit drejtues të kësaj organizate.
“Anëtarët e Bordit të kësaj organizate, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, janë: Enis Sulstarova (Kryetar i Bordit i votuar unanimisht), Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj. Drejtor Ekzekutiv i votuar unanimisht nga Bordi është Boiken Abazi. Themeluesit, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë janë: Glauk Konjufca, Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi.
Presim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin në lidhje me regjistrimin e kësaj Qendre brenda afateve ligjore”,shkruan ndër të tjera Boiken Abazi.