Ligji në Kongres/ Presidenti Trump rikthen fuqishëm Shtetet e Bashkuara në Shqipëri

0

Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që kanë qenë të shqetësuar për qëndrimin e administratës amerikane ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), vetëm disa ditë pas miratimit të Dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.
Të dy këto dokumente përfshijnë në mënyrë të posaçme Ballkanin Perëndimor, duke e vendosur qartë Kosovën dhe shqiptarët në sferën e influencës strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm që shënon një kthesë historike në rendin ndërkombëtar.
Për herë të parë që prej Konferencës së Jaltës në vitin 1945, ku shqiptarët u lanë në anën lindore të perdeve gjeopolitike, po konsolidohet një rend i ri botëror multipolar, ku përcaktohen qartë sferat e ndikimit dhe roli i Amerikës në Ballkan.
Në dokumentin e ri për Mbrojtjen Kombëtare thuhet se:
• Në Ballkan nuk do të lejohen më ndryshime kufijsh;
• Do të mbështetet forcimi i demokracisë dhe zhvillimi ekonomik i rajonit;
• Dhe se Kosova mund të bëhet së shpejti anëtare e NATO-s.
Këto vendime përkojnë me një rezolutë të paraqitur në Kongresin Amerikan nga një grup kongresmenësh që kërkojnë mbështetje më të fortë për rajonin.
Në këtë kuadër, zhvillimet e fundit në Shqipëri, përfshirë përpjekjet për pastrimin e strukturave të korruptuara dhe rikthimin e standardeve demokratike, janë në përputhje me strategjinë amerikane për stabilitet dhe sundim ligji në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, dokumenti nënvizon se Serbia do të duhet të njohë Kosovën në kufijtë aktualë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikthehen fuqishëm në rajon si garantuese të paqes, demokracisë dhe sigurisë.
Ky është një moment historik për kombin shqiptar dhe një sinjal i q

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu