Lamtumirë… Moikom!

0

Nuk na e do shpirti as ta mendojmë, por Moikomi ynë iku në amshim. U largua heshturazi, si për të mos dashur të na prishë qetësinë tonë. Bota jonë kulturore humbi një individ të rrallë, një intelektual me erudicion olimpik dhe një burrë të shkëlqyer; një historian, arkeolog, poet filozof- mbi të gjitha një patriot tepër të rrallë të trojeve tona; autor i mbi 100 librave.

Moikomi ishte mëndimtar, ishte shok e mik i gjithkujt, ishte një rrap me trung të fortë e degë të shumta që i lulëzuan deri në çastet e fundit të frymës së tij.

Moikom Zeqo ka fituar përjetësinë, por në jetën tonë kulturore dhe miqësore krijoi një boshllëk të madh.

Shpirti i pushoftë në paqe dhe emri i tij qoftë i përjetshëm.

Lamtumirë miku im Moikom!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu