Kush nuk bashkohet me PD i shërben Edi Ramës

0

Jorida Tabaku ka komentuar në emisionin “Çdo Kënd” nga Merita Haklaj, vendimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për të dalë me dy parti të reja në këto zgjedhje parlamentare.

Deputetja demokrate teksa shpjegoi se kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës, shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj se opozita duhet të ketë një model të sajin dhe jo një kopje të Ramës.

“Keqardhje që dy kolegët kanë krijuar dy parti të reja. E keqja është se nuk shohin dot të ardhmen. Kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës.

Kushdo që i shkon Ramës nga pas me tallavanë e tij, po tërheq vëmendjen nga korrupsioni. Ne njerëzve duhet t’u tregojmë një model tonin dhe jo një kopje të Ramës”, tha Tabaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu