Kostandin Kristoforidhi, një dijetar i madh me një vepër fort të çmuar në studimet e shumta të tij. Teksa po punonte për dialektet, po mblidhte lloj sharjesh e lëvdatash në pazar.
Vajti te një nënë e moshuar e cila po shiste vezë. Mori një kokërr e theu përtokë. Zonja e pa e habitur. Mori një tjetër. E theu. Plaka nisi të shajë dhe mallkojë. Kostandini nxori pënë e kartë dhe shkroi çdo fjale. Dhe vazhdonte thyerjen e vezëve duke rritur zemërimin e gruas bashkë me fyerje e mallkime. Mbajti i kënaqur shënim plot fjalë.
Pasi heshti shitësja e lodhur, ai e pyeti.
Sa kushtonte një kokërr vezë, sa bënin të gjitha. E këputur nga inati, ajo i tregon vlerën. Kristoforidhi i jep dyfishin e pagesës. Zonja nis një breshëri urimesh, lëvdatash, bekimesh. Kosta prapë shkruante dhe shtonte shpërblimin, derisa nënës së moshuar iu sosën fjalët.
Mu kujtua kjo rrëfenjë kur dëgjova shkrehjen e gjuhës mallkuese të Edi Ramës në Kuvend ndaj opozitarëve të mekur pa shkak, si esnafë të pavend.
Thashë
Po këtij zavalli kush ia ka thyer vezët. Madje në kokë do ia kenë thyer. Ky qortues idhank demek pas uiskit, pasi ka rrafshuar pluhërisht, shoqëruesen e parë të bananeve nga Kolumbia.
Po kush janë vezët e KM?
Porti i Durrësit miliarda dollarë
Projektbuxheti arnuar si do ai, miliarda dollarë
Call Centerat qindra milionë dollarë
Inceneratorët gjysëm miliardi euro
Kokaina, qindra milionë dollarë
Kullat dhjetëra katëshe qindra milionë dollarë
Amnistia Fiskale, qindra milionë dollarë
Investimet e tij strategjike qindra milionë dollarë
Licencat e legalizimit të hashashit, qindra milionë dollarë.
Avioni personal dhuratë nga Porta e Lartë, mbyllja e kolegjeve si kës nënshtrimi po në këtë burim, tjetër pazar milionash.
Kontrabanda, karburanteve dhe të tjera, qindra milionë dollarë
Energjia e masakruar qindra milionë dollarë
Ferma bitcoin, miliona dollarë
Marrëveshja për detin, për naftë e gazin, miliarda dollarë
Dallavere me tregjet tona, mbytyr nga orekset me Vuçiçin qindra milionë dollarë.
Përpjekja tinzare me Beogradin per kafshime në hartën e Kosovës, miliarda dhe fatkeqësi kombëtare.
Ortakëria me Mafian, pafundshpinëria për tu thënë jo, për qindra milionë dollarë..
Për gjithë këto e të tjera VEZE të thyeshme nga fjalëmbledhës anerikanë, evropianë, apo Mafiozë, Rama u gjuhështhur pafundësisht, duke zbrazur çmendurinë e lakmisë, babëzisë, kapjes.
Opozita në Parlament nuk i ktheu xhevapet si kusur i detyruar. Duhej të mos i mbetej borxh kreut të qeverisë dhe mazhorancës.
Rama meritonte të dëgjonte se ai është:
Tutkun i dalë me arrati nga një dhomë çmendine nga viti 84, ende i pakthyer, pranë kartelës së tij mjekësore
Derdimen me kohë të pjesshme.
Zuzar me kohë të plotë.
Hajdut dhe kur merr frymë.
Plaçkitës dhe kur fle.
Makut në çdo gjë që prek.
Bedel në këmbë të Mafias
Mafioz me fatet e popullit.
Gomarisht flet ndaj njerëzve.
Hajvanërisht sundon djersën e njerëzve
Drogërisht aleat e gjytyrym i së keqes
Trangull i regjur në pacipësi
Presh fluturues
Gjembaçfolës
Thes zorrësh
Plehërishte e parfumosur
Kërriç i përjetshëm, mbetesh pavarësisht karrikes dhe zyrës, të cilën e bën kotec, stallë, pulari, kasolle.
I synetosur më së pari nga koka, hordhia e fjalëve, si ujë i Lanës,
Zoti e di se ka hedhurina në Tokë, ndonëse gjatë rënies kanë mbetur nëpër godina si shkurre.
E megjithatë Vezët do të jenë gjithnjë e më të mëdhaja, sa të strucit, kur koka ti gumëzhijë nga lëvozhga bosh..
Tani do ketë
vezë ga bashkia
Vezë nga partia
Vezë nga USA
Vezë nga ortakëria e Mafias..
Vezë të Xhorxhit dhe Aleksit
Vezë nga Antimafia
Paç kokë për ti mbajtur o derman ziu..