Jorida Tabaku, deputete e PD, njëherazi dhe anëtare e komisionit të ekonomisë është e mendimit se ligji i ri për lojërat e fatit është klientelist. E ftuar në emisioni E-ZONE në Vizion Plus, Tabaku iu referua kritereve të licencimit që sipas saj plotësohen vetëm nga pak kompani në treg.
“Në se do të shohim kriteret, ato i plotësojnë vetëm kompanitë aktuale të kazinove që janë hapur në resorte. Ligji përcakton se xhiroja e kompanive pjesëmarrëse në gare, duhet të jetë 2 miliard lekë në vitin e fundit, kur ndërkohë ka pesë vite që këto kompania janë mbyllur. Aktualisht funksionojnë vetëm kazinotë. Vet ligji nuk ka përjashtime konkrete, por kriteret vetëm bëjnë që tregu të përqendrohet në pak duar dhe të mos ketë konkurrencë”, -tha Tabaku
Ajo shprehet skeptike lidhur efekte që do të ketë ky ligj