Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja, në raportimin përballë deputetëve të Kuvendit ka deklaruar se korrupsioni është i shtrirë në të gjitha fushat e jetës.
Ai theksoi se për ta luftuar atë duhet një punë e madhe dhe kjo nuk bëhet nga një apo dy struktura, por nga një shoqëri e tërë.
Sipas tij SPAK i ka kushtuar një vëmendje të veçantë luftës ndaj këtij fenomeni.
Po ashtu Kraja ka theksuar se ai është kundër ndryshimeve të shpeshta ligjore dhe ka kërkuar që të forcohet siguria dhe pavarësia e SPAK-ut.
Kreu i SPAK-ut, ka përsëritur se nuk ka një përgjigje për pyetje të ezauruara më parë dhe çështje që janë ende pjesë e hetimit.