“Shërbimet tona sekrete kanë të dhëna që përbëjnë indikacione se specialistë të ushtrisë britanike kanë drejtuar dhe koordinuar sulmin”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ai tha se Moska posedon dëshmi për këtë gjë.
Gypat e gazjellësit Nord Stream që kalonin nëpër Detin Baltik në jug nga Suedia, shpërthyen në shtator. Po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.