Babai i Igli Tares, Isa Tare është thirrur ditën e sotme në SPAK.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ai do të dëshmojë në lidhje me aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani”, pasi në atë kohë ka qenë përgjegjës i klubit, cili është thirrur për Kompleksin Partizani, pasi në atë kohe ka qenë përgjegjës i Klubit
Dosja për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’ është në dorën e Prokurorisë së Posaçme. Më herët në SPAK për të dëshmuar në lidhje me këtë çështje është thirrur dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.