Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Familje – Trashëgimi – Pronë – Gjuhë – Komb Alban.
Deklaratë publike.
Mbështesim pa ekuivok nënën Parashqevi Simaku.
Kërkesë publike drejtuar :
– Shkëlqesisë së tij Kryeprokuror i Strukturës së Posatëshme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit SPAK Zotit Altin DUMANI
Zoti kryeprokuror Altin Dumani.
Lutemi pranoni në këtë 5 Vjetor të SPAK konsideratën tonë për punën tuaj të mirë kundër krimit dhe Korrupsionit në Shqipëri.
I nderuar Kryeprokuror zoti Altin Dumani!
Konservatorët besojnë se ju keni ndjekur dhe jeni vendosur në dijeni për shqetësimin moral të mbarë emigrantëve Shqiptaro – Amerikanë, dhe po ashtu të qytetarëve të vëndit në Republikën e Shqipërisë për 10 vitet e ‘humbjes se identitetit” zyrtar të një nëne e cila priti 10 vite djalin Luka dhe avokatin në stacionin e trenave në NewOrc IKONA artiste zonja Parashqevi Simaku që kërkonte në metropolin USA të ritakojë djalin e saj.
Shkëlqesi kryeprokuror !
Ne konservatorët kërkojmë publikisht:
– Zbardhjen, hetimin dhe ndeshkimin autorëve të një ( krimi ndërkombëtar 18 vjecar) në lidhje me pengimin e prindërimit tè një nëne shqiptare e cila kaloi 10 vite në rrugë, duke pritur 24/24 orë të takonte djalin e saj të dashur.
Shkëlqesia juaj kryeprokuror i SPAK Altin Dumani.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania” është mbrojtëse e bijave dhe bijëve të Familjes Shqiptare kudo ata ndodhen Rezidentë.
“PKKA” u sjell në vëmendje SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH se :
– Krimi kundër familjes dhe nënës Parashqevi Simaku ka ndodhur, kundër një nëne shqiptare të mrekullueshme siç është zonja Parashqevi Simaku dhe familjes së saj ka ndodhur.
Shkëlqesi Kryeprokuror konservatorët kërkojnë një përgjigje publike nga SPAK dhe BKH
1 – A KA NISUR NJË HETIM PËRSE DHE KUSH E PRIVOI 18 VITE NGA MËMËSIA NGA PEINDËRIMI zonjën Parashqevi Simaku KUSH E BLLOKI DJALIN E SAJ LUKA TË MOS TAKOHEJ ME NËNËN E TIJ
2 – A E DINI JU ZOTRI TË BKH DHE SPAK SE LIGJI SHQIPTAR MBRON QYTETARET SHQIPTARË DHE AMERIKANË ME MARVESHJE BILATERALE EKSTRADIM KRIMINELËSH NGA USA NË SHQIPËRI DHE ANASJELLTAS PËR TU PËRBALLU ME LIGJIN
– Konservatorët mbeten në pritje dhe shpresë të një deklarate nga SPAK dhe BKH për këtë çështje madhore të krimit që ndodhi kundër familjes Shqiptaro-Amerikane të artiste Parashqevi Simaku.
“PKKA”
Departameti për Shtet të së Drejtës.
Tiranë – Shqipëri.
Datë 20/12/2024