Shkruan Qamil Gjyrezi
Ironia e përdorur nga Edi Rama në kongresin e fundit të socialistëve është tipike post-moderne. Duke qenë se vjen nga fusha e artit dhe të qënit eseist, kryeministri Rama në ikje, tallet me socialistët dhe të provokon ndjenja dhe emocione negative tek njerëzit e zakonshëm që e njohin mirë. Në momentin më kritik për qeverisjen e tij, kur shqiptarët dhe ndërkombëtarët i kanë kërkuar haptas Edi Ramës largimin e tij, ai tallet me rilindasit, socialistët dhe provokon shqiptarët me retorikë boshe.
Në kongres Edi Rama dhe “Majkot” e tij deklarojnë për fitoren e mandatit të tretë. Këta janë deklarata tipike ironike dhe provokative. Ky projekt ka qenë në “sirtarët e Rilindjes” dhe në mendjen e Edit me mbështetjen e ndonjë politikani ndërkombëtar, por P.D., opozita dhe Basha i’a shkatërruan “këta ëndrra” me dorëzimin e mandateve dhe ndërkombtarizimin e situatës politike në Shqipëri. Kur Edi Rama flet për 800.000 vota, tallet me shqiptarët mbasi kërkesa 5 e Bundestagut është sistemi i vjedhjes dhe blerjes së votës me paratë e drogës dhe me policinë e Edi Ramës në 2017.
Kur Edi Rama flet për reforma në arësim, shëndetësi, taksa e tatime, pagimin e faturave të energjisë, realiteti në vend flet për një dështim total të qeverisjes së Ramës dhe varfërimit të shqiptarëve. Kur Edi Rama flet në Kongres për rritjen ekonomike dhe rroga 300.000 lekë (të vjetra) në 2021, tallet dhe ironizon vehten dhe premtimet e tija në 2013 me 300.000 vend pune. Edi Rama në Kongres nuk lancoi as ulje taksash, as ulje cmimesh, as rritje pencionesh, që ndikojnë për rritjen e ekonomisë. Kur Rama flet për gratë në qeveri, tallet me “burrat socialistë” dhe provokon shqiptarët që largohen cdo ditë nga minsitret e dështuara të Ramës me një qeverisje skandalesh dhe humbjesh në të gjitha planet. Kur Edi Rama flet për anmisti fiskale, mëndjen e ka tek oligarkët dhe narkotrafikantët që e kanë mbështetuar me paratë e drogës këta 7 vite, jo për shqiptarët. Ku Edi flet në Kongres për Bashën, tallet me të vetët dhe shqiptarët, mbasi është i bindur që Lulzim Basha me opozitën do ta dërgojnë në opozitë, do ta cmontojnë. Prandaj Kongresi ishte ironia e fundit që Rama bën me socialistët dhe provokimi i fundit që i’u bën shqiptarëve. Kongresi i fundit është edhe fundi politik i Edi Ramës dhe fillimi i një etape të re për të gjithë! Shqiptarët nuk provokohen dhe gënjehen përsëri nga një Kryeministër që u tall, provokoi dhe i ironizoi në 7 vite!