Kombi shqiptar, nën kryqëzatën sociale e identitare!

0

Shkruan Anxhela Kola

Sot realisht pas 33 vitesh kombi shqiptar në dyja shtetet, ndodhet në politikëbërjen më të keqe për të ardhme të afert e të largët, pa kurrëfarë strategjie ekonomike, sociale e kulture për vëndin e banueshem.

Pasojat jo pak të hidhura vetëm po rriten në zbrazjen e kombit, kryesisht nga të rinjët, kriza sociale ajo shoqërore e mos’besimi, vetëm sa vjen e rritet, jemi të rrethuar nga keqqeverisja e ndërgjegja për revulucion duke braktisur shpresën për të ardhme stabile.

Të gjitha këto pasoja kanë si emer politikën me motodikën alla’Turke e allaRuse e cila ka uzorpuar mendjen e klasës politike shqiptare si në Shqipri, e njëjta në Kosovë, duke kopjuar njëri-tjetrit vetëm të këqijat, e duke kopjuar të këqijat e botës.

Tashmë ndodhemi të kapur e nuk po dimë si të çlirohemi nga pushtuesi politik shqiptar, instalimi që nuk po ç’instalohet.

Përsekutimi ndaj qenderstarit e identitetit vjen natyrëshem e në vijimësi, duke ndaluar rritjen e forcimin e tij, e duke u parë si delja e zezë, e deri në asgjesimin tij.
Shëmbulli më i mirë e më i idhët i identitetit tonë kombëtar janë idealistët demokristianë, të cilëve jo pak ju ka kushtuar qëndresa nga faktori anti-shqiptar por faktori i brendeshem më i rrezikëshem.

Të djathtët e veçmas demokristianët, gjithnjë kanë qënë dhe mbetën si kurrizi i kombit, pjesa më sedimentale e mjaft të perkushtuar në shtet’
bërje, por ndalohen nga dallkaukët oriental.

Në Kosovë demokristianët e nacionalistët kanë patur dy përsekutime, nga njëra anë Serbët të cilët rrënuan kishat katolike duke i zevendësuar me manastire sllave me qellim zhdukjen e provave të identitetit tonë kombëtar, por përsekutimi shqiptar vjen nga klasa politike kosovare e cila pengon rritjen e forcimin e faktorit demokristian i cili shikon vetëm nga përendimi.

E njëjta në Shqipri, diktatura komuniste shembi kishat, preu e përsekutoi klerin katolik e intelektualët, por edhe në keto 32 vite makineria shteterore qeverisëse krijon përqarje e deri në manipulimin e votës, gjithnjë e dëmtuar e djathta historike.

Por realisht qëndresa 500 vjeçare e sot zbehja e dorëzimi është edhe përgjegjësi në mungesën e forcës e përballjes së demokratëve e demokristiane ndaj sy leshsisë, megamollonise e kulturës politike shqiptare orientale.

Pra duhet gjendur forcë tek vetja në përballjen për sukses, jo vetëm për çdo opozitar, por për kombin e sigurinë e mirëqënjes sociale e shoqerore.
Demokratët & Demokristianët janë e bardha e politikës mbarkombëtare, asnjëherë të njollosur, por vetëm garancia e ura lidhëse shqiptare me Europen e qytetrimin botëror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu