Në takimin e ish-kryeministrit Berisha në qytetin e Korçës ka qenë i pranishëm edhe koleksionisti Gjergji Thimo.
Në fjalën e tij ai e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si vjedhës ikonash, ndërsa tha se për këtë vepër ka qenë i dënuar në Paris.
“Ka qenë i dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim ikonash. Ka bërë burg 1 vit e gjysmë. Është liruar nga burgu me kartelë mjekësore për skizofreni të theksuar. Numrin e burgut e kam denoncuar publikisht. E kam thënë në dy intervista denoncuese. Numri është AL1961138/A nga marsi 1993-1994.
Ne nuk mund të lejojmë në drejtimin e shtetit një të sëmurë mendorë, një njeri pervers, një hajdut dhe trafikant ikonash. Një nudist. Nuk na përfaqëson ai. Ne jemi popull me vlera dhe qytetari ndër më të vjetrat në Europë. Merrini gjurmët e gishtërinjve të Ramës dhe dërgojeni të ministria e Drejtësisë franceze dhe nuk del vetëm në Francë. Ai ka qenë i dënuar edhe në Gjermani. Ashtu siç e denoncoi edhe këshilltari i CDU, Martin Heinze. Hapini kartat Edvin Kristaq Ramës”, u shpreh Thimo..