Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Sali Berishës për çregjistrimin nga zgjedhjet lokale të Partisë Demokratike, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.
“Në bazë të nenit 158/3 të Kodit Zgjedhor, me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesë padisë, shpenzimet gjyqësore siç janëbërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim. Vendimi u shpall sot më 27.03.203”, bëri të ditur Kolegji.
Berisha kërkoi regjistrimin e PD-së të përfaqësuar nga ai si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit dhe rregullimin e pasojave, duke detyruar Komisionerin Shteëror të Zgjedhjeve të përfshijë PD-në e Berishës në Koalicionin e regjistruar në KQZ.
Kujtojmë se KAS vendosi regjistrimin e PD-së së Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit. Pas vendimit të KAS Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi Partinë Demokratike, me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet vendore.