Kol Hysenaj, gjyqtari “Kap ç’të kapësh” edhe pak ditë që del para Vetting-ut, njëlloj si Rudina e Hajdarve..,.

0

Kryeministri Edi Rama gjatë një seance parlamentare përmendi një kategori gjyqtarësh dhe prokurorësh që i emërtoi si KÇK (kap çtë kapësh) një emërtim që më parë e kishte përdorur edhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi.

Rama foli mbi një nismë që duhet të miratohet në Kuvend kundër KÇK-së.

Ndërkohë sot Dosja. al ka bërë prezantimin e një prokurori, që e rendit në grupimin “kap çtë kapësh”.

Në pritje të Vettingut, Kol Hysenaj, është ofruar për shërbime ndaj maxhorancës. Një nga dy prokurorët e çështjes së Geron Xhafajt, Kolë Hysenaj e ka drejtuar në drejtim të kundërt zhvillimin e saj, duke bërë fajtorë denoncuesit.

Jo më kot, sapo iu atashua në hetimin e dosjes “Babale”, prokurori Hysenaj promovohet, duke marrë detyrën e shefit të Seksionit të hetimit të Trafiqeve.

Pasi morën këto detyra, nën bekimin e Kryeprokurores së Përkohshme, Qana dhe Hysenaj u impenjuan për të shpëtuar nga problemet penale Agron (Geron) Xhafaj, vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili ishte lobuesi kryesor për emërimin e Arta Markut në krye të institucionit qendror të Akuzës.

Në përfundim të hetimeve të nisura për Geronin e Xhafajt, prokurorët e promovuar së fundmi, Genc Qana e Kolë Hysenaj, vendosën të marrin të pandehur personat që denoncuan për vijimin e trafikut të narkotikëve vëllain e ish-ministrit të Brendshëm.

LEXO EDHE  Kërcënon Vuçiç: Mënjanimi i Listës Serbe nga qeveria, do të ketë pasoja katastrofike

Po si u ngrit në detyrë Kolë Hysenaj? A ishte kjo ngritje rrjedhimi karrierës së tij?

Përgjigja nuk ka nevojë për një Komision të Posaçëm hetimor…

Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google për të parë se si ai akuzohet se ka falsifikuar disa çështje, ne shërbim të “prurësit me të parë”.

Drejtësia e padhënë për vogëlushin Denis Alimadhi që humbi jetën në operacion, dëmshpërblimi i munguar për punonjësin B. Bozhana nga Durrësi që humbi jetën në punë në segmentin Korçë – Ersekë, janë vepra te magjistarit Kolë Hysenaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu