Kjo botë…!

0
Shkruan Ndoc Shaben
Kjo botë…!
Njikjo botë kenka e vshtirë
Me t’paftyrë e pa burrni
Sa ma shumë të sillesh mirë
Dojnë dhe t’pasmet me ua lepi.
Njerëz të shtirun, petllaxhi
Rrinë si struci kryet mblutë
Herë krekosen si zotni
Mandej shkojnë si pula n’ mut.
Do tash vonë mirë i kam njoftë
E bajnë pis Ujin e kronit
Shtirën porsi kali i coftë
Mandej t’ gjuejne n’teh t’patkonit
E do t’tjerë punojnë nën rr’goste
Mos u raftë me i ba prove
Edhe mordin e bajnë gostë
Ani se qesin lot me kovë
Të mjerët k’ta kameleona
Tri herë n’ditë e ndërrojnë bojën
Rrujnë pilaf e makarona
Si t’u teket e lujnë lojen
I lexon kto sharlatana
Ilustruar si gravurë
Lakuriq si i ban nana
Shih e shkruj; porrno figure.
Kto i kemi rreth e rrotull
Dojnë dhe diellin me e xanë
Lum e lum për ty, o popull
Gja për ty s’ po lanë pa thanë
Në këtë kohë që po jetojmë
I ka hi gjithkuj harmia
Nuk e njeh as qeni t’zonë
Mjer ky popull e mjer Shqipnia.
T’tanë sa jeni rod i ndytë
Po ju nam “Ju lshosha Zotin!”
Shurdhofshi e ju plaçin sytë!
Mos e kapshi as motmotin !
Kujt t’I djegun nga ky shkrim
Le ta krujnë majen e kresë
U dërgoj këtë urim
T’ gjithë njerëzve të pabesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu