Këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron Rusinë

0

SHBA nuk do të bëjë asnjë dallim në përgjigjen e saj ndaj Rusisë nëse kjo e fundit do të përdorë armët bërthamore në luftën e saj me Ukrainën. Kështu ka deklaruar këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, në një intervistë për CNN. Ai tha se është detyrë e SHBA për të reaguar nëse Rusia bën një veprim të tillë.

“Nga perspektiva jonë, ne besojmë se është detyrë e Shteteve të Bashkuara, duke punuar me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s dhe vende të tjera përgjegjëse në mbarë botën, duke përfshirë Kinën dhe Indinë, për t’i dërguar një mesazh shumë të qartë dhe vendimtar Rusisë që ata nuk duhet të mendojë përdorimin e armëve bërthamore në këtë konflikt”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu