Kemal rrëmben Byshrën në sy të Ejlylit, sot në “Lule të vetmuara”

0

Kemal i maskuar si klloun shkon në një festë të organizuar nga shkolla e Byshrës. Ai rrëmben Byshrën ndërsa Ejlyl e traumatizuar kërkon për të motrën. Meral këndon në rrugë e shoqëruar nga Serkani me kitarë në mënyrë që të fitojnë para.

Ejlyl denoncon në polici zhdukjen eByshrës. Ajo kupton se pas kësaj fshihet Kemal. Ejlyl ndihet fajtore që nuk mundi ta mbronte Byshrën ndërsa mikeshat i gjenden pranë në këtë moment të vështirë. Nazan së bashku me fëmijët do të zhvendosen në një shtëpi të re. Nazan vendos të djegë të gjithë plaçkat e vjetra. Byshra trembet kur sheh se personi që e ka rrëmbyer është Kemali. Ejlyl kërkon Byshrën nëpër lagjje. Kjo e fundit dëgjon zërin e të motrës dhe kërkon ndihmë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu