KAS nuk pranon ankimimin e Berishës dhe Alibeajt, “topi” i kalon mjeshtri të “vjedhjes” së votave Ilirjan Celibashit

0

KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë ankimimet e Sali Berishës dhe PD për regjistrimin e partisë në zgjedhjet e 14 majit.

Pas këtij vendimi ‘topi’ i është kaluar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili duhet të japë tashmë vendimin përfundimtar.

Do të jetë   vendimmarrja e Celibashit tashme nëse logo e PD do të regjistrohet me firmën  e Alibeajt si kryetar i PD apo jo.

Ky vendim u mor ditën e sotme gjatë shqyrtimit paraprak të çështjes në mbledhjen e KAS.

Vendimi për ta regjistruar ose jo PD-në pa firmën e Bashës, duhet mbështetur me të paktën 3 vota në KAS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu